http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konsumi ende i pafaturuar për periudhën e dhjetor - janarit, do te llogaritet me çmimin e vjetër te energjisë elektrike. Administratori i kompanisë se shpërndarjes se energjisë, sqaron për Vizion Plus se tarifat e reja do te nisin te aplikohen ne faturën qe do te vije gjate muajit shkurt. Duke u ndalur tek lidhja e kontratave te reja, zoti Çela thotë se shifra është e larte çka tregon për një ndërgjegjësim qytetar, për pagesën e energjisë. E ndërsa operacioni i kompanisë do te vijoje per te mbledhur debitë e akumuluara, si dhe arrestimin e atyre qe vjedhin energjinë, administratori Çela sqaron edhe perceptimin e krijuar, se po ndëshkohen me shume qytetaret ne raport me bizneset.Lidhur me te shume diskutuarit matesa inteligjentë, këtij viti do te nise një projekt pilot per te zbatuar ne tre zona te Tiranës, kryesisht ne ato informale, me qellim per te pare ecurinë e përdorimit te tyre.