Stuhitë godasin Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I gjithë vendi është përfshire nga moti i keq me stuhi shiu e dëbore. Pothuajse ne çdo rreth, raportohen probleme dhe dëme te shkaktuara, lumenj qe rrezikojnë te dalin nga shtrati si dhe mungese e energjisë elektrike. Reshjet e shiut qe kane përfshirë Gjirokastrën per me shume se 24 ore kane arritur intensitetin e tyre maksimal ne orët e mbrëmjes te se premtes. Ky fakt ka sjelle edhe bllokim te rrugëve kryesore. Segmentet rrugore me problematike ishin Viro - Gjirokastër dhe Varrezat e Vjetra te qytetit. Situata e krijuar ka vene ne pune shtabin e emergjencave, ndërsa institucionet e prefektit te qarkut, bashkia, policia dhe zjarrfikësit e qytetit kane monitoruar për plot 3 ore te gjitha rrugët.Ndërkohe ne Vlorë lumi Vjose rrezikon te dale nga shtrati. Autoritet lokale kane marre masat për evakuimin e banoreve ne Novosele, ku Vjosa ka arritur ne kuotat maksimale te prurjeve. Me e përkeqësuar situata duket ne Urën e Mifolit, ku niveli i ujit ka arritur 5.2 cm. Nëse situata e reshjeve do te vijoje, atëherë demet mund te jene te mëdha.Erërat e fuqishme kanë thyer pemët ne qytetin e Burrelit. Dëmi më i madh është shkaktuar në parkun ?Geraldinë? ku ndodhen edhe bimë të rralla. Ndërmarrja e shërbimeve Bashkiake, ka nisur largimin e pemëve të thyera. Po ashtu, dëme mësohet të ketë edhe në fshatra të thellë të rrethit të Matit, ku janë shembur çati banesash për shkak të erës së fuqishme.Ne Shëngjin duket se është shkaktuar nje masakër mjedisore. Erërat e forta kane rrezuar dhjetëra pisha si dhe kane dëmtuar rrjetin elektrik ku shume familje kane mbetur pa energji elektrike për nje periudhe ta pa caktuar. Erozioni ka bere nje dem kolosal duke i dhëne mundësi detit te zaptoje me dhjetëra hektar te bregdetit ne Shëngjin. Banore te zonës shprehen qe kjo dukuri nuk është pare asnjëherë me pare.Dëmet e shkaktuara në qytetin e Shkodrës janë të konsiderueshme. xhamat e ndërtesave të ndryshme, kryesisht bizneseve janë thyer. pemë të ndryshme në disa rrugë të qytetit janë dëmtuar e po ashtu edhe disa tabela sinjalizuese të cilat jane thyer nga era. Kjo është hera e dytë që një ciklon i tillë përfshin qarkun e Shkodrës.

Free Traffic Exchange