http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas miratimit te hartës se re territoriale dhe rrëzimit te kërkesave te Partisë Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ne lidhje me Himarën; PS dhe PBDNJ nuk e kane fshehur ngërçin qe ekziston mes tyre. Kjo është konfirmuar serish nga Vangjel Dule edhe gjate një takimi me Omonian dhe strukturat e partisë qe ka zhvilluar ne Korçe. ?Sigurisht që s?mund të mburret as PBDNJ dhe as PS për një mbarëvajtje të një bashkëpunimi koherent dhe funksional, bashkëpunimi është problematik. Sigurisht që secila palë ka nxjerrë konkluzionet e veta dhe besojmë se kur ka racionalitet dhe seriozitet, por mbi të gjitha vullnet edhe gabimet e koalicionit të deritanishëm mund të ndreqen, por edhe hapësira të reja natyrisht që mund të krijohen, veçse është e qartë që duhet vullnet, racionalitet dhe seriozitet. Vendi është për rreth një vit e gjysmë nën qeverisjen e koalicionit ku edhe ne bëjmë pjesë jemi larg plotësimit të pritshmërive të qytetarëve dhe të shoqërisë dhe kjo në një masë të konsiderueshme për faktin e mungesës së këtij bashkëpunimi rezultativ. Nëse edhe tani nuk do të nxjerrim mësimet nga pikërisht moskonsekuenca në plotësimin e pritshmërive të shoqërisë dhe qytetarëve atëherë do të kemi më tepër shanse negative për të mos plotësuar misionin tonë?.Por pavarësisht kësaj situate brenda koalicionit te majte, Dule deklaron se ende nuk ka nje vendim nëse PBDNJ do te dale me vete apo ne koalicion ne zgjedhjet lokale.?Është parim themelor si për partinë tonë se nuk mund të vëmë asnjë forcë tjetër politike përpara faktit të kryer. Komunikimi do të bëhet pasi të jenë marrë vendime, qoftë të kandidimit së bashku me forca të tjera politike, qoftë më vete?.Edhe pse nga zgjedhjet na ndajnë 5 muaj, kryeministri Edi Rama e ka shpallur qe PS dhe LSI do te garojnë se bashku ne nje koalicion ne 21 qershor, ndërkohe qe ende nuk dihet se si do te veprojnë partitë e tjera te vogla te koalicionit qeverisës.