http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike paralajmëron se do te thërrasë ne interpelance Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli per rrëzimin e helikopterit me droge ne Spanje ku u përfshi dhe nje major shqiptar. Nëpërmjet deputetes Albina Deda, Partia Demokratike ka nënvizuar rëndesine e nje transparence te plote te kësaj ngjarje, duke ftuar prokurorinë te beje një hetim te plote. ?Si ka mundësi që Shërbimi Informativ i Ushtrisë, apo strukturat e tjera monitoruese nuk kanë informacion për oficerët me detyra kaq delikate sa majori në fjalë, i cili ishte një nga pilotët e besuar të flotës tonë ajrore? Si mund të rekrutohet majori i besuar nga trasikantët ndërkombëtarë të drogës? Të dhënat tregojnë se majori ka hyrë dhe ka dalë 6 herë nga vendi gjatë vitit të fundit deri para pak ditësh kur ndodhi ngjarja në Spanjë. A ka të dhëna Ministria e Mbrojtjes, se ku shkojnë oficerët, dhe me cfarë aktiviteti merren kur janë jashtë shtetit për specializim?Partia Demokratike do të vërë në lëvizje çdo mjet derisa kjo ngjarje të zbardhet e të dalin të gjithë përgjegjësit e përgjegjësitë për implikimin skandaloz të forcave të armatosura në trafik ndërkombëtar droge?.Sipas Partisë Demokratike rasti i majorit të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge është një tjetër dëshmi që tregon se ku ka përfunduar integriteti i forcave tona të armatosura.