http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për miqtë e tij majori Sokol Feka ishte një nga pilotët më të mirë të forcave të armatosura, por kushtet ekonomike mund ta kenë detyruar të ndërmarrë një hap të tillë. Edhe pse piloti kishte hapur një biznes pastrimi, sipas mikut të tij kjo nuk e ndihmoi të dilte nga jetesa në kushte të vështira në një banesë me qera. Për ish-ushtarakun kjo duhet të shërbejë që pilotët të trajtohen më mirë ekonomikisht. Nga ana tjetër Komandanti i Forcës Ajrore Flamur Hadushi ne një komunikim te shkurtër me mediat deklaroi se ngjarja e ndodhur ne Spanje nuk mund ta njollose emrin e kësaj strukture. Majori i Ushtrisë Shqiptare Sokol Feka u rrezua ne Malaga te Spanjës kur helikopteri te cilin ai pilotonte per t?i shpëtuar ndjekjes se policisë u përplas me token dhe shpërtheu. Helikopteri, i cili ishte nisur nga Maroku transportonte afërsisht nje ton hashash te paketuar. Bashke me pilotin shqiptar humbi jetën edhe nje person tjetër.