http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Veprimtaria brenda dhe jashtë vendit e majorit Sokol Feka është bërë objekt hetimi i shërbimit informativ të ushtrisë. Burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes thanë se kanë nisur verifikimet për lëvizjet e pilotit i cili gjeti vdekjen nga përplasja e helikopterit të mbushur me drogë me telat e nje shtylle te tensionit të lartë në Spanjë. Nga të dhënat e mbledhura për majorin 41-vjeçar dyshohet se kontaktet e Fekës me rrjetin e trafikut mund të kenë nisur gjatë udhëtimit të tij në Britaninë e Madhe. Kjo për shkak se pas udhëtimit trajnues në Angli gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, piloti i forcave të armatosura ishte ndalur disa ditë në Spanjë.P ër hetuesit kjo ka shërbyer që Feka të njihej me trafikantët si dhe kushtet në të cilat do të bëhej transporti i drogës. Pas kthimit në Shqipëri Feka ka kërkuar lejen vjetore më 12 janar për të rimarrë detyrën në Shkurt. Nga verifikimet e sistemit TIMS majori ka dalë jashtë Shqipërisë në 4 raste ndërkohë që udhëtimi i fundit ishe ai datës 20 janar me arsyetimin se do kryente një trajnim ndërsa pranë Ministrisë së Mbrojtjes nuk kishte marr lejen për të dal jashtë territorit shqiptar. Për udhëtimin e majorit në Angli hetuesit spanjollë por edhe ata Shqiptarë po verifikojnë dhe lidhjet e Fekës me kunatin e tij i cili rezulton i dënuar për trafik droge. Ndonëse mbetet për tu provuar hetuesit dyshojnë se kunati 32-vjeçar i majorit mund të ketë siguruar lidhjet e nevojshme për transportin e drogës.