http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 500 tregtare te tregut te fruta-perimeve ne Kashar janë ngritur ne proteste kundër qirasë e ambienteve, qe sipas tyre është rritur. Tregtaret thonë se këto tubime do te vijojnë, deri ne bllokim te superstradës Tirane-Durrës. ?E kemi qiranë nga 12 mije leke te vjetra deri 25 mije leke per metër katror. Kjo është pika kryesore, ka shume biznese qe kane falimentuar. Te pastrohet ky mall për 4-5 dite, neve pastaj do te hidhemi ne me te madhe qe do te bllokojmë rrugën?.Por drejtues te administratës se tregut kane sqaruar për Vizion Plus se nuk ka asnjë rritje te qerase mujore te ambienteve ku tregtaret shesin, por atyre i është kërkuar nje pagese prej 4mije lekësh për pajisjen me nipt te te gjitha biznese qe tregtojnë brenda këtij tregu. Ndërkohë tregtaret i bëjnë thirrje institucioneve përkatëse qe te mos lejojnë informalitetin brenda tregut.