Gent Sejko kalon si Guvernator - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Ekonomisë i ka hapur rrugën Genti Sejkos për t?u votuar ditën e enjte në seancë plenare si Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Mazhoranca dhe opozita, kanë rënë në konsensus këtë herë për figurën e z. Sejko, i cili premtoi përpara deputeteve se do të rikthejë imazhin e humbur të bankës së shtetit. I pyetur nga deputeti Florion Mima, se çfarë do të bëjë me historinë vjedhjes së parave në Bankën Qendrore Sejko tha se menjëherë sapo të marrë detyrën ai do të rinumërojë paratë e thesarit. Genti Sejko premtoi se nëse do të bëhet Guvernator i ardhshëm i Bankës së Shqipërisë, do t?i japë një vëmendje të veçantë situatës së inflacionit në vend, për shkak se ka dy vite rresht që është i ulët, dhe sipas tij, politika që ka ndjekur Banka e Shqipërisë duke ulur normën e interesit, nuk ka dhënë efektet e duhura. Ai tha se gjithashtu do të bëjë rregullore të reja në fushën e mbikëqyrjes së bankave dhe do të shohë transparencën që ato kanë me publikun, pasi në shumë raste, klientëve iu faturohen komisione bankare në shuma marramendëse.

Free Traffic Exchange