http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konstantin Xhuvani i shpëton burgimit te përjetshëm. Gjykata e Tiranës ka pranuar kështu kërkesën e bere nga vete i akuzuari, i cili ka kërkuar te procedohej me gjykim te shkurtuar, pa i hyre shqyrtimit gjyqësor duke përfituar uljen e 1/3 se dënimit. Sipas Gjykatës, nga tërësia e provave te paraqitura, ngjarja ku mbeten te vrare katër persona mund te zgjidhet edhe ne këtë gjendje, duke mos patur nevoje per dëshmi te tjera. Pas këtij vendimi, prokurori i çështjes Englind Gjini, risolli edhe njëherë para gjykatës ngjarjen e ndodhur pak muaj me pare ne rrugën e Elbasanit, autor i te cilës është vetëm i pandehuri. I pandehuri ka ndjekur me qetësi te gjithë fjalën e prokurorit, ndërsa nuk ka pranuar te japë shpjegime te paktën ne këtë seance. Seanca e radhës u la për ne 10 shkurt, ku Prokuroria do te paraqesë konkluzionet dhe do te përcaktoje masën e dënimit qe do te kërkoje për te akuzuarin. Për te paren here, ne seance ishin paraqitur edhe te afërm te viktimave te cilët janë shprehur jashtë procesit se shpresojnë qe Gjykata te japë drejtësi.