Rama premton: Jo më abuzime me cilësinë e karburanteve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga problemet kryesore që ka shqetësuar shoferët gjithë këto vite ka qenë cilësia e keqe e karburantit. Ky problem duket se do të marrë fund pas investimit që është bërë në laboratorin e Inspektoratin Qendror Teknik. Premtimin e ka bërë vetë kryeministri Rama, gjatë ceremonisë së inaugurimit. Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, tha se ky laborator modern do t?i vlejë edhe vendeve te rajonit. Afati i fundit për t?u akredituar impiantet e përpunimit të hidrokarbureve është muaji shkurt. Ky laborator ofron 58 metoda analizimi të akredituara me aparatura të certifikuara ndërkombëtarisht.