Shkurtohen procedurat për licencat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka vendosur të shkurtojë procedurat por marrjen e një licence apo autorizimi. Edhe pse ligji bazë, ai i licencimeve parashikonte miratim të shpejtë të tyre, por në shumë raste kthimi i një përgjigjeje nga ministri të ndryshme bllokonte procesin çka krijonte kostot të shtuara për biznesin. Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë thanë se ligji i ri tashmë bën që edhe nëse nuk kthehet përgjigja leja miratohet në heshtje. Por opozita edhe pse dha miratimin në parim për këtë ligj, tha se ministritë po zvarritin dhënien e lejeve. Genc ruli, nënkryetar i këtij komisioni tha se janë me qindra kërkesa të bizneseve në protokollet e ministrive të cilat janë pa përgjigje. Për të, ligjet bëhen shumë të mira, por nuk i zbaton njeri. Ndërsa deputeti i djathtë Helidon Bushati akuzoi Ministrin e Ekonomisë Ahmetaj se po shton procedurat dhe nuk po i heq ato, duke kujtuar konsensusin që duhet të japë ministria e ekonomisë për marrjen e një koncesioni, që deri dje leja jepej vetëm nga ajo e energjisë. Administrata publike deri tani jep konsensus për rreth 60 lloje licencash nga 200 që janë, çka zvarrit punën e qëndresë kombëtare të licencimit.

Free Traffic Exchange