http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Hyseni i dyshuar si një nga organizatorët e rrjetit të trafikut të kokainës e cila përpunohej në Xibrakë të Elbasanit, ka pranuar aktivitetin e tij kriminal.Hetuesit thanë për vizion plus se 47-vjeçari me precedentë penalë dhe në Kanada nuk ka ankimuar masën e sigurimit por nga ana tjetër nuk pranon të ketë njohje me asnjë nga të arrestuarit e tjerë të operacionit Xibraka. Burime pranë prokurorisë thanë se Hyseni ka thënë për hetuesit se nuk njeh asnjë nga të arrestuarit duke kërkuar kështu mosngritjen e akuzave si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.Nga ana tjetër Hyseni ka pranuar aktivitetin e tij në shpërndarjen e lëndës narkotike kjo dhe pas arrestit në flagrancë ku u sekuestruan rreth 20 kilogramë kokainë e pastër.Për 47 vjecarin prokuroria ofroi bashkëpunimin me drejtësinë por Hyseni nuk ka pranuar duke marrë përsipër përgjegjësinë e tij në aktivitetin kriminal dhe mos dhënë detaje të tjera lidhur me financimin e rrjetit i cili dyshohet se vinte nga Amerika e Jugut.Për operacionin krahas Genci Xhixhës dhe Pranvera Ebeling policia ka shpallur dhe një tjetër person në kërkim, identiteti i të cilit mbahet ende i fshehur për shkak të sekretit hetimor.