http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pas protestës se dhunshme qe shkaktoi dhjetëra te plagosur ne Prishtine, kryeministri Isa Mustafa mblodhi kabinetin qeveritar. Ai deklaroi serish se protesta e organizuar nga lëvizja Vetëvendosja dhe partite opozitare kishte qëllime politike. ?Qëllimi i kësaj proteste nuk ka qenë shkarkimi i Jabllanovicit e as ?Trepça? por ka qenë marrja e pushtetit?, tha kryeministri. Mustafa shtoi se Policia e Kosovës ka mbështetjen e plotë te qeverise për të mbrojtur pronën publike nga partitë politike dhe se Trepça nuk mbrohet nga ata qe kryejnë akte vandale. Ai zbuloi edhe shkakun e përshkallëzimit te situatës, qe sipas tij ishte ultimatumi i dhënë nga organizatoret për heqjen e kordonit policor. Por gjate mbledhjes se sotme nuk pati ndonje qëndrim nese do të shkarkohet ose jo ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanovic. Nderkohe lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se protestat nuk do te ndalen.