Prishtina përfshihet nga kaosi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përleshje të dhunshme, bomba molotov dhe gaz lotsjellës, është kjo panorama që ofron Prishtina, kryeqendra e demonstratave dhe përplasjes mes policisë së Kosovës dhe protestuesve. Këta te fundit kërkonin largimin e ministrit Jabllanovic dhe ndryshimin e statusit te Trepçës. Burime zyrtare konfirmojnë se nga përplasjet e dhunshme janë ka patur mbi 70 të lënduar, mes të cilëve 45 policë dhe 29 tubues. Gjithçka nisi mesditën e sotme kur qindra qytetare pushtuan sheshin përpara selisë së kryeministrisë, ku i priste një kordon i gjate i forcave te policisë. Pas dështimit te protestuesve për të carë kordonin, demonstruesit nisen të godasin forcat e rendit me gurë që shkaktuan shumë të lënduar në radhët e uniformave blu. Policia i është përgjigjur turmës me ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Pas kësaj ata ndaluan disa prej organizatorëve të tubimi, mes të cilëve dhe kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Pjesëmarrësit ne protestën masive kërkuan shkarkimin e ministrit serb për kthim dhe minoritete, Aleksandër Jabllanovic, si dhe kthimin e kompleksit te Trepçës, qe pretendohet nga serbet, ne prone te shtetit te Kosovës. Protesta e kësaj te marte është përkrahur edhe nga dy parti te tjera opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma. Përpara nisjes se protestës Lëvizja Vetëvendosje lajmëroi se ishte ndaluar një aktiviste e saj dhe se ishte penguar udhëtimi me autobus i qindra protestuesve qe i ishin drejtuar Prishtinës. Ajo i cilësoi këto përpjekje te qeverise për te penguar tubimin.

Free Traffic Exchange