Kokaina, gjermanët publikojnë detajet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për hetuesit gjermanë kokaina e përzier me substanca të parrezikshme në Amerikën e Jugut përftohej në laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit i cili funksiononte prej disa muajsh. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, prokuroria gjermane thotë se hetimet nisën fillimisht që nga marsi i vitit 2014 në ngarkim të një rrjeti ndërkombëtar trafiku lëndësh narkotike. Fillimisht sipas akuzës në Hanover hetimet nisën në ngarkim 46-vjeçarit Ilir Hyseni, i cili banonte përkohësisht në Hameln, si edhe një 47-vjeçareje nga Bodenverderi Pranvera Ebeling e dyshuar si bashkëpunëtore e tij. Sipas hetuesve gjermane në vjeshtën e vitit 2014 u shtuan dyshimet që baza e kokainës ndodhej në Shqipëri ndërsa hetimet çuan në zbulimin e laboratorit në Xibrakë. Gjatë kontrolleve të policisë shqiptare thuhet në deklaratë u arrit të sekuestroheshin në një automjet rreth 20 kg kokainë e pastër, armë, shuma parash me një vlerë totale prej mbi 400.000 eurosh si dhe disa automjete e sasi të mëdha kimikatesh. Pas arrestimeve në Shqipëri autoritete gjermane bëjnë me dije se në Hameln dhe Bodenverder u kontrolluan banesat e Hysenit dhe Ebeling ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Paralelisht në Shqipëri hetuesit janë vënë në kërkim të Aleksandër Nasufit emër i dalë në një nga kontratat e qerasë për një nga magazinat e drogës. Avokatët mbrojtës pretendojnë se njëri nga të arrestuarit Klemend Dalipi është pronar i godinës në të cilën është ngritur laboratori i kokainës, por ambientet ia ka dhënë me qera shtetasit Aleksandër Nasufi. Policia mësohet se nuk ka mundur të gjejë Nasufin i cili sipas kontratës noteriale është me banim në Tiranë ndërkohë që mund të japë detaje të rëndësishme për hetimin por dhe mbi vërtetësinë e kontratës së qerasë.