“Liria ekonomike në rënie” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka humbur 9 vende në renditjen botërore sa i përket lirive ekonomike. Në raportin e publikuar për vitin 2015-të, ?Heritage Foundation? e klasifikon vendin tonë të 63-tin mes 186 shtetesh.Një vit më parë ne ishin në vendin e 54. Sa i përket vendeve të rajonit, ne lënë pas vetëm Bosnjë - Hercegovinën dhe Malin e Zi. Raporti citon se një kusht i domosdoshëm i vendosur edhe nga Bashkimi Europian është reformimi i sistemit gjyqësor. Në 2014, Shqipëria u bë një vend kandidat i BE-së, me kusht që ajo të bëjë përparim të mëtejshëm në reformimin e gjyqësorit dhe zbatimit të ligjit për të luftuar korrupsionin e rrënjosur thellë dhe luftën ndaj krimit të organizuar, trafikimit njerëzor, dokumente false, dhe pastrimi i parave. Gjyqtarët ndonjëherë përballen me kërcënime dhe dhunë fizike. Mbrojtja e pronës intelektuale dhe reale është e dobët, veçanërisht për pronësinë e tokës.Megjithatë raporti e vendos qeverinë përpara përgjegjësisë për rritjen e barrës fiskale. Në këtë mënyrë investimet e huaja mund të rrezikohen dhe ata të cilët kanë një biznes edhe pse u duhet një kohë të shkurtër për ta hapur, përballen dhe paqëndrueshmëri të nivelit të taksave dhe probleme në regjistrimin e pronës.Qeveria ka rritur normat e tatimit mbi të ardhurat, për individët shkon deri në 23 për qind, ndërsa ajo ndaj bizneseve është 15 për qind. Mjedisi i paefektshëm i biznesit ende pengon zhvillimin e mëtejshëm ekonomik, pavarësisht reformave. Mesatarisht, nisja e një biznesi kërkon pesë procedura, por marrja e lejeve të nevojshme mund të marrë mbi 200 ditë. Në mungesë të një tregu të punës që të funksionojë mirë, kemi ende informalitet. Kontrollet e çmimeve dhe subvencionet qeveritare transformojnë çmimet e brendshme për energjinë elektrike, ujin, produktet bujqësore dhe transportit hekurudhor. Pikët e humbura në këtë indeks, renditen të jenë 1.2. Në pesë vitet e shkuara vendi ynë arriti të mblidhte 1.5 pikë në këtë renditje.

Free Traffic Exchange