Korrupsioni, BE: Duam rezultate - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brukseli kërkon nga qeveria shqiptare rezultate te prekshme ne dënimin e zyrtareve te larte te përfshire ne afera korruptive. Duke e cilësuar korrupsionin si një fenomen qe nuk mund te injorohet, Ambasadorja e Bashkimit Evropian ne Tirane, Romana Vlahutin, rekomandoi krijimin e nje regjistri te dhënash per dënimet e çdo niveli.?Rezultatet e prekshme në luftën kundër korrupsionit janë element qendror për Shqipërinë për të lëvizur në hapat drejt integrimit. Korrupsioni është një problem që nuk mund ta injorojmë, pasi promovon ndër të tjera pabarazinë ekonomike, ushqen krimin e organizuar, ndalon eficencën e institucioneve publike. Ne shikojmë së pari adoptimin dhe zbatimin e një strategjie anti-korrupsion të besueshme. Kjo makineri do të jetë thelbësore për Shqipërinë që të ketë një regjistër të dhënash për dënimet në të gjitha nivelet?.Ndersa ministri i shtetit Bledi Cuçi i cili eshte mjekoheshit edhe koordinatori antikorrupsion, tha se deri tani janë dërguar ne organin e akuzës 535 zyrtare. Por ai i beri apel Prokurorisë qe te shpejtoje hetimet.?Unë mendoj që hetimi nuk duhet stërzgjatur apo mbyllur, duhet vullnet i plotë nga të gjitha hallkat për të bërë shembull që lufta kundër korrupsionit do të japë fryte. Duhet përgjegjësi më e madhe për institucionet publike për të trajtuar pa vonesa referimet e kryera për raste korrupsioni që vijnë nga qytetarët. Bërja shembull, ndëshkimi duhet të jetë reflektim i shumë aktorëve jo vetëm qeverisë.?Keto deklarime u bene gjate prezantimit te projektit të Bashkimit Evropian për ?Vlerësimin e kuadrit anti-korrupsion në Shqipëri?.

Free Traffic Exchange