Ekspertët: Programi i Cipras, kërcenim për Eurozonën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Programi i partisë Syriza e cila do të udhëheqë qeverinë greke shihet nga ekspertët në Shqipëri si një kërcënim për zonën euro dhe që do të sjellë efekte negative në të gjitha ekonomitë, përfshi dhe atë shqiptare. Sot euro është kuotuar ne nivelet më të ulëta të 11 viteve të fundit ne tregjet globale, ndërsa ne Shqipëri ka nisur rënien e pandalshme duke u afruar ne nivelin 139 lekë. Për Selami Xhepën deri më sot vetëm shtetet komuniste kanë refuzuar pagesën e borxhit. Elvin Meka, ekspert për tregjet bankare e sheh të pamundur refuzimin për të paguar borxhet. Sipas tij, Greqia kurrsesi nuk mund t?i shmanget detyrimeve që ka. Ajo për të cilën të gjithë ekspertët bien dakord është pasiguria dhe frika që do të japë për të ardhmen dalja e shtetit grek nga euro. Vetë raporti i Bankës Botërore parashikonte një tkurrje të kapitalit të bankave të huaja, dhe jo vetëm atyre të cilat janë degë të Greqisë, kjo për shkak të situatës së pasigurte të eurozonës.

Free Traffic Exchange