http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Testimi i mjekeve është nje nisme personale e Ministrit te Shëndetësisë dhe jo pjese e programit te qeverise per te cilin është votuar ne Kuvend. Zërave kundër testimit te mjekeve dhe opozitës i është bashkuar edhe deputetit i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo i cili është mjek ne profesion. Tavo i ftuar ne emisionin ?7pa5? ne Vizion Plus, u shpreh se mjeket nuk kane nevoje per testim, por per me shume mbështetje nga shteti. Deputeti Tavo është i dyti ze brenda mazhorances pas kreut te grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili, qe shprehen hapur kunder testimit te njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë per bluzat e bardha.