http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i brendshëm Saimir Tahiri tha se policia e shtetit ka arritur të dekriminalizohet duke u shkëputur një herë e përgjithmonë nga lidhjet e saj me boten e krimit. Gjatë fjalës ne analizën 1-vjeçare të uniformave blu, Tahiri tha se policia është një strukturë më pak e korruptuar, e cila i ka kthyer sytë nga qytetaret.Saimir Tahiri thekson:Sot duket e zhvlerësuar, por është kolosale përpjekja për ta shkëputur policinë nga gostite me boten e krimit. Ne te njëjtën kohe shkëputja nga praktikat e korrupsionit është kthyer ne sistem. Askush nuk i mbron me policet e korruptuar. Arritje kthimi i syve nga qytetaret me nje qasje strukturore drejt problemeve te tij.Ministri i Brendshëm u shpreh se një nder arritjet kryesore për vitin 2014 është hedhja poshtë e miteve të pandëshkueshmërisë. Deklarimet e Tahirit vijnë ne kohen kur ministri është akuzuar nga opozita për lidhje me elemente kriminale si dhe për mbrojtje te personave te implikuar ne trafikun e drogës.