Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Presidentit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca ka rrëzuar dekretin e presidentit i cili i rekomandonte komisionit të ekonomisë që të rishihte dhe njëherë mënyrën se si shkarkohet kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në ndryshimin që bënë për ligjin organik të këtij institucioni, nisur nga rasti i Bankës së Shqipërisë ku Ardian Fullani qëndronte në burg dhe vijonte të ishte guvernator, Erjion Braçe propozoi që shkarkimi të jetë edhe kompetencë e parlamentit në këto raste:Braçe thekson:E kemi kufizuar ligjin për mënyrën se si shkarkohet kreu i KLSH-së njësoj siç është edhe për anëtarin e Gjykatës së Lartë, që e thotë Kushtetuta.Por opozita mendon se pikërisht kjo shtesë bën që qeveria, e qe çdo lloj mazhorance të bëjë presion mbi institucionin që e kontrollon atë.Bode thekson:Me qëllim kushtetuta nuk e ka vënë rastin e shkarkimit të kreut të KLSH-së siç ka bërë për anëtarin e Gjykatës së Lartë, që institucioni që kon trillon organet vendore dhe qendrore të jetë i pavarur.Por për vetë KLSH-në nuk ka ndonjë rëndësi mënyra se si shkarkohet kreu i saj. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, për herë të parë pas 5 vitesh KLSH do të kontrollojë si janë zbatuar procedurat në administratën tatimore pasi deri më sot nuk lejohej të kontrollonte. Një tjetër kompetencë që merr organi kontrollues i shtetit është edhe verifikimi se si kompanitë private që kanë marrë koncesione për t?i ofruar qytetarëve shërbime shtetërore i kanë zbatuar ato në të mirë të publikut.

Free Traffic Exchange