http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne orën 11 pa 3 minuta kryetari i PD Basha dhe ish-kryetari Sali Berisha kane dale nga selia e Partisë Demokratike për te udhëhequr protestën e pare për kete vit, atë kundër rritjes se çmimit te naftës. Ne orën 11.00 ne te gjitha rrugët kryesore te Tiranës makinat u fiken për 5 minuta ne shenje proteste kundër qeverise per çmimin e larte te naftës; edhe pse nuk ishin te pakte ata qytetare qe vazhduan te lëvizin pavarësisht thirrjes se PD për nje aksion qytetar. Vete lideri i opozitës ka theksuar se kjo është vetëm protesta e pare kundër nje qeverie qe ka harruar premtimet elektorale dhe ka rritur taksat Edhe per ish-kryeministrin Sali Berisha protestat do te jene ne qendër te aksionit politik te opozitës kundër qeverise. Protesta e organizuar nga PD ka zgjatur vetëm 5 minuta dhe me pas trafiku ne Tirane është zhbllokuar dhe gjithçka ka vijuar normalisht.