http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sa here ndodhin fatkeqësi natyrore si përmbytje, tërmete, bllokime nga dëbora apo rënia e zjarreve të parët që ndërhyjnë janë ekipet e emergjencave civile. Por sado kapacitete te ketë një shtet, fatkeqësitë e mëdha nuk përballohen vetëm. Ndaj shtetet e rajonit shënuan sot çeljen e stërvitjes se përbashkët mes vendeve te Ballkanit Lindor. Ministri i Brendshëm Tahiri kërkoi reformim tërësor te gjithë zinxhirit te mbrojtës civile ne vend.Sajmir Tahiri thekson:Fatkeqësisht, qytetaret janë tërësisht te pamësuar me skenarët e përballimit te emergjencave. Por qeveria, pushteti vendor, institucionet, nuk ia dalin dot vetëm. Kjo nuk ndodh kurrë. Ashtu siç institucionet, sado te konsoliduara dhe me buxhet te konsiderueshëm te jene, përsëri nuk mund te përballojnë dot këto fatkeqësi, ne qofte se nuk ndërtojmë masa parandaluese, edukative per qytetarin dhe shoqërinë, por edhe infrastrukturore, qe synojnë te ndërtojnë sigurinë tone te përbashkët me përpjekje te përditshme.Sipas Tahirit brenda vitit 2015 përfundon hartimi i Strategjisë Kombëtare dhe ligjit te ri për mbrojtjen civile. Ne te njëjtën linje edhe Ministra e Mbrojtjes theksoi se nevojitet hartimi i një plani kombëtar masash për emergjencat.Mimi Kodheli theksoi:Besoj fort ne marrjen e masave parandaluese për përballimin e te gjitha natyrave te emergjencave duke hartuar nje plan kombëtar dhe duke krijuar kapacitete reale. Ministria e Mbrojtjes i kushton nje vëmendje te veçante bashkëpunimit ushtarak, ne përballimin e përbashkët te fatkeqësive natyre. Nga ana tjetër, bashkëpunimi duhet ridimensionuar ne rastet e katastrofave natyrore. Pjesëmarrja ne këtë stërvitje është dëshmi tjetër e bashkëpunimit dhe kontributit ne raste katastrofash natyrore.Ambasadori amerikan Donald Lu tha se kjo stërvitje do t?u shërbeje vendeve te Ballkanit për masat parandaluese qe duhet te merren ne rastet e emergjencave.