http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka marre udhe projekti me i madhe i financuar nga qeveria shqiptare, ai qe njihet si Lungomare ne qytetin bregdetare te Vlores. Këtë te diele kane nisur punimet per realizimin e tij ne shëtitoren e Vlorës. Faza e pare e punimeve parashikon mbushjen me rërë te zonës. Ne nisjen e punimeve, te pranishëm ishin edhe ekspertet italiane qe do te merren me zbatimin e këtij projekti ne terren duke shfrytëzuar edhe eksperiencën e tyre shume vjeçare ne fushën e veprave publike.Supervizori, Franchesko Rucci, koordinator i punimeve, në lidhje me pjesët teknike, shpreh gatishmërinë dhe kënaqësinë për pjesëmarrje në këtë projekt të rëndësishëm për qytetin e Vlorës. ?Premtoj siguri, për një punë të mirë, e cila do të rezultojë në një shëtitore vërtetë të bukur dhe moderne për qytetin e Vlorës?.Ndërsa, drejtori i teknikës Mauri Gnech, shprehet se: ?Ky projekt është i rëndësishëm dhe do të jetë vërtet në nivelin konkurrues, pasi do të përcillet eksperienca shumëvjeçare?.Faza e konkretizimit të këtij projekti që financohet nga qeveria e Shqipërisë, kap një vlerë prej 179 milion leke me investitor fondin shqiptar të zhvillimit. Disa muaj më parë, përfundoj dhe aksioni i INUK-ut për prishjen e shumë ndërtimeve një dhe shumëkatëshe, përgjatë bregdetit, me qëllim zgjerimin e hapësirave për realizimin e projektit madhor të ndërtimit të shëtitores.