http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
A do te arrije bujqësia shqiptare te plotësojë nevojat e tregut si dhe te eksportoje gjate 2015? Kjo duket se do te jete sfida dhe objektivi i Ministrisë se Bujqësisë për këtë vit. Ministri Edmond Panariti ne nje intervistë për Vizion Plus, thotë se qe te arrihet ky objektiv, do te zgjerohen sipërfaqet e serave. Aktualisht numërohen rreth 1000 ha sipërfaqe me sera ne Shqipëri. Problem mbetet edhe thithja e fondeve nga Bashkimi Europian, si një vend qe tashme kemi fituar statusin kandidat. Per ministrinë, ky është një problem shume kompleks.Por 2015, vjen edhe me nje pakete masash fiskale. Kush do te kërkoje qe te përfitoje subvencione nga shteti, duhet te përdore fatura fiskale, me qellim formalizimin e këtij sektori, i cili është nje nga kontribuuesit kryesor ne rritjen ekonomike.