http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Degjeneron ne dhune protesta e kësaj të shtune përpara selisë se kryeministrisë ne Prishtine. Protestuesit qe ishin tubuar per te kërkuar shkarkimin e ministrit per Kthim dhe Minoritetet Aleksandër jabllanoviç dhe mbrojtjen e kompleksit te Trepçës, sulmuan me gurë dhe mjete te tjera ndërtesën e qeverise. Njësitë speciale te policisë ndërhynë per te qetësuar situatën dhe u përplasen me demonstruesit. Protestuesit thyen shumë xhama të godinës se qeverise dhe sulmuan edhe disa biznese ne sheshet ?Skënderbeu? dhe ?Nënë Tereza?. Raportohet për rreth 20 police dhe disa qytetare te lënduar, ndërsa rreth 22 te tjerë janë marre ne pyetje. Ne një njoftim te saj policia sqaroi se u ndaluan disa protestues te dhunshëm, që tentuan të hyjnë dhe dëmtojnë godinën qeveritare, si dhe lokale e biznese. Ajo akuzon shërbimet sekrete serbe per dhunën e ushtruar ne proteste.Ndërsa presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dënoi rende aktet vandale dhe i kërkoi organizatoreve te protestës te distancohen prej tyre. Ne fokus te protestës se sotme ishte kërkesa për shkarkimin e ministrit Jabllanoviç dhe mbrojtja e kompleksit te Trepçës, si pasuri e Kosovës. Protestuesit i dhanë nje afat 48 orësh kryeministrit Mustafa qe te shkarkoje ministrin Jabllanovic, pasi ne te kundërt ditën e marte do te zhvillohet nje tjetër proteste.