Ilir Hyseni, i kërkuar edhe në Kanada - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 21

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Hyseni i konsideruar si një nga organizatoret kryesorë te rrjetit të kokainës ne Xibrakë, ka qene i përfshirë ne një tjetër grup kriminal të dyshuar për falsifikim pasaportash dhe letërnjoftimesh kanadeze. Ekspertë të policisë kanadeze kanë sjellë një material voluminoz mbi grupin e strukturuar kriminal prej 30 personash ne të cilën bënte pjesa dhe Hyseni ose i njohur ndryshe si Bali Meta. Burime pranë uniformave blu thanë se autoritete kanadeze kanë sjellë materiale mbi operacionin e koduar C-DEVANCER ne Kanada, i cili përfundoi me rreth 30 persona të arrestuar ne nëntor të vitit 2009. Ilir Hyseni sipas autoriteteve kanadeze ishte pjesë e njërit prej pesë laboratorëve të zbuluar ne Montreal të cilët kishin arritur të prodhonin letërnjoftime dhe pasaporta identike të shtetit kanadez. Sipas tyre të ardhurat e kësaj veprimtarie të paligjshme kapnin shumat e dhjetëra mijëra dollarëve ne javë, ndërkohë që laboratorët kishin arritur të fabrikonin dhe karta bankare të cilat i përdornin për vjedhje parash. Gjatë operacionit për goditjen e rrjetit kriminal, ku morën pjese 400 police, tre persona arritën të largoheshin 29-vjeçari Ali Ballout, Adel Haddad 49-vjeç dhe Ilir Hyseni me identitetin e rremë Bali Meta, ne atë kohë 42-vjeçar. Autoritetet kanadeze dyshonin se aktiviteti kriminal i Hysenit ka qenë mjaft i fuqishëm edhe ne pikat kufitare ndërkohë që pasaportat e falsifikuara ende nuk kanë dalë nga qarkullimi pasi është mjaft e vështirë që të identifikohen.

Free Traffic Exchange