Kodheli apel Thaçit e Ahmetit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkohuni! Ky ka qenë mesazhi që numri një i mbrojtjes në Shqipëri, zonja Mimi Kodheli u ka dhënë krerëve të partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmetit të BDI-së dhe Menduh Thaçit të PDSH-së. Gjatë takimit me, Kodheli tha se vetëm bashkimi real i faktorit shqiptar në Maqedoni do të rrisë forcën e përfaqësimit dhe do të garantojë më shumë qytetarët e thjeshtë në të drejtat dhe liritë e tyre kushtetuese. Ndërkohë në një intervistë për emisionin ?rruga drejt? ne një televizion maqedonas Kodheli i ka kërkuar qeverisë në Maqedoni që të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit. ?Maqedonia duhet të respektojë marrëveshjen e Ohrit dhe kjo është e shkruar e zeza mbi të bardhë edhe në konkluzionet e samitit të Uellsit. Shqipëria është këtu, do të jetë prezent me mbështetjen e saj, për të mundësuar jo vetëm respektimin e kësaj marrëveshje kaq të rëndësishme të arritur 14 vjet më parë dhe jo të përmbushur plotësisht?.Gjatë takimit me homologun, Zoran Jolevski, Kodheli tha se Tirana zyrtare mbështet anëtarësimin e Shkupit në Aleancën e Atlantikut Verior. Jolevski dhe Kodheli diskutuan edhe për forcimin e bashkëpunimit të dy shteteve në fushën ushtarake. Gjatë qëndrimit të saj në Shkup, Kodheli është takuar dhe me kreun e shtetit Ivanov dhe kryeministrin Gruevski.