http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E shume përfolura patenta me pike duket se do te gjeje zbatim ne praktik ne muajin mars te këtij. Edhe pse ligji ka hyre ne fuqi, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto thotë se aktet nënligjore qe e bëjnë patentën te zbatueshme ne praktike do te përfundojnë ne 3 mujorin e pare te këtij vit. Gjate analizës vjetore te Drejtorisë se Përgjithshme te Transportit Rrugor, ministri tha se si pasoje e masave te marre ka nje rënie te numrit te aksidenteve. Por sipas tij edhe gjate 2015 fokusi do te jete tek siguria rrugore. Per pasoje ministri i kërkoi drejtuesve ne rrethe qe te luftojnë perceptimin se patenta merret pa zhvilluar kursin përkatës. Duke folur me tej ministri i transporteve tha se do te rishikohen nje sere urdhrash apo vendimesh, qe ne thelb do te kenë si qellim shkurtimin e kohës se ofrimit te shërbimit për qytetaret.