Stoltenberg: Bashkëpunim kundër terrorizmit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Kosova Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg apeloi per bashkëpunim ne luftën kundër terrorizmit, si nje fenomen qe nuk njeh kufij dhe nuk i përket asnjë kombi, apo feje.Jens Stoltenberg thekson:Sulmet e ndodhura ne France treguan se terrorizmi është kërcenim për te gjitha shtetet dhe ne duhet te luftojmë se bashku kundër terrorizmit. E mirëpres ate po bën qeveria e Kosovës dhe projektligjin e ri për ndalimin e kosovareve ne pjesëmarrjen ne luftërat jashtë vendit. Terrorizmi nuk njeh kufi dhe nuk i përket asnjë besimi.Deklarata e Stoltenberg erdhi gjate nje konference te përbashkët për shtyp me kryeministrin kosovar Isa Mustafa ne Prishtine. Shefi i Aleancës se Atlantikut Verior u ndal edhe tek Forca e Sigurisë se Kosovës, per te cilën tha se shndërrimi i saj ne ushtri do te vendoset nga vete kosovaret dhe se NATO nuk mund te diktoje këtë çështje. Megjithatë, ai sugjeroi qe çdo vendim duhet te vije ne dialog me grupet etnike.