Komisioni për reformën në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Venecias do te mbikëqyre te gjithë procesin e hartimit te reformës ne drejtësi. Këtë garanci, e cila përbën edhe nje prej kushteve themelore te opozitës për këtë reforme e ka dhënë Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, i cili mori pjese ne mbledhjen e dyte te Komisionit te Posaçëm Parlamentar. Kjo mbledhje u përqendrua tek kalendari mbi te cilin do te punoje komisioni si dhe lista e eksperteve, nje fokus ky qe sipas kryetarit Fatmir Xhafaj nuk krijon hendek me opozitën, e cila ende nuk është bere pjese e Komisionit per Reformën ne Drejtësi. Ndryshimi i Kushtetutës tashme është pjese e punës se Komisionit pasi një grup ekspertesh do te merret vetëm me këtë çështje; nje grup do te punoje per gjyqësorin, një per antikorrupsionin, nje pjese e eksperteve për drejtësinë penale; ndërkohë qe eksperte te tjerë do te punojnë për profesionet e lira dhe edukimin juridik.

Free Traffic Exchange