Debati për çmimin e naftës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mosreflektimi i uljes së çmimit të naftës në Shqipëri vijon të sjellë debat të ashpër mes mazhorancës dhe opozitës. Përmes disa postimeve në facebook, kryeministri Rama është përpjekur që të sqarojë faktin se çmimi nuk është rritur, por është ulur pavarësisht lëvizjes së taksave. Duke sulmuar kampin opozitar Rama thotë se e vetmja që nuk mund të flasë për produktin e naftës është pikërisht qeveria e djeshme, e cila e la çmimin afër vlerës 200 lek për litër dhe tmerroi qytetarët me parashikime tronditëse sikur shtrenjtimi i saj do të falimentonte shtetin. Rama është përpjekur të sqarojë edhe qytetarët, të cilët pyesin se përse nuk kemi çmimin njësoj si Gjermania e Britania e Madhe:Edi Rama shkruan:Ju thanë që çmimi do rritet si askund në botë. Që veturat, kamionët, anijet, madje edhe furrat e bukës do ndalen. Tani j?u thonë pse nuk ulet më shumë se kudo në botë? Sepse kanë vetëm një dëshirë; T?ju mërzisin sa të munden! Vetëm një punë: T?ju gënjejnë sa të munden! Vetëm një qëllim: T?ju përdorin si të munden! Për një arsye të vetme: Pushtetin e tyre të humbur! krahasimet me Gjermaninë e me Anglinë dhe me ekonomitë e forta te Europes, i?a kemi lënë atyre qe ikën. Kush bën te tilla krahasime nuk do qe te kuptoje se ekonomia shqiptare sapo ka nisur te dale nga gropa e madhe e para nje viti dhe nuk mund te rimëkëmbet siç duam, përveçse me kontributin e te gjithëve!Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike. Lulzim Basha nuk tërhiqet nga thirrje për protesta qytetare për të ulur çmimin e naftës. Lulzim Basha shkruan:Vajmedeti nuk del dot nga bunkeri i mashtrimit dhe propagandës. Premtoi ulje të çmimit të energjisë por e rriti; premtoi ulje dhe subvencionim për naftën por e rriti në nivelin më të lartë në Ballkan dhe Europë; premtoi shëndetësi falas por i ktheu spitalet në kuplara; Të hënën, në ora 11.00 startojmë protestën e madhe qytetare. Ndalim 5 minuta qarkullimin në të gjithë vendin dhe nisim aksionin e madh qytetar kundër çmimit të naftës, kundër çmimit të energjisë, kundër çmimeve dhe taksave të larta, kundër papunësisë, varfërisë dhe padrejtësisë.Edhe më herët gjatë ditës dy selitë kanë sulmuar njëra - tjetrën për rritje të çmimit të naftës. Përtej deklaratave politike. sot një fuçi naftë kuotohet në bursë nën 50 dollarë, nga 110 që ishte në muajin qershor. Ndërsa në Shqipëri ulja ka qenë me vetëm 25 lekë.