Zyrtarisht prej një viti e katër muajsh, Kolegji Penal, të cilit i ka rënë shorti për të gjykuar 21 janarin është ende duke studiuar dosjen ndaj ish-komandantit të Gardes, Ndrea Prendi, oficerit Agim Llupo dhe Margarit Kumes, e me sa duket ky studim e ka lodhur aq shume Gjykatën e Lartë sa që prej tetorit 2013 ende nuk ka mundur të caktojë as një datë se kur do të çelet gjykimi i kësaj çeshtjeje sensitive.