Butrint, dëmtohet një pjesë e murit antik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qyteti antik i Butrintit është një ndër thesaret e trashëgimisë botërore. I ndërtuar mes shekullit te I-II para erës sonë, murit i është bërë një ndërhyrje për të mos u shembur, vetëm në mesjete. Që nga ajo kohë nuk është bërë asnjë restaurim duke e lënë në mëshirë të kohës. Moti i keq i këtij dimri me reshje të shumta e ka bërë dëmin: muri është shembur në nje pjesë te konsiderueshme të tijën. Në fakt pjesë të tjera të rëndësishme të Butrintit mund të shemben ose rrënohen nëse nuk ndërhyhet në kohe. Specialistet kërkojnë një plan të detajuar. Muri kufizon Portën e Liqenit në anën jugore dhe ka një gjatësi prej 10 metrash. Pika më e lartë e tij është rreth 7 metra. Ndërkaq, shembja ka prekur pjesën qendrore të murit duke e ndarë strukturën në dy pjesë. Ndërkaq, Parku Kombëtar i Butrintit pret miratimin prej bordit drejtues të një sërë projektesh që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen në park.

Free Traffic Exchange