Rama: Rilindje shëndetësisë! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
3 projekte te reja ne Qendrën Spitalore Universitare, shtimi i ambulancave, ngritja e qendrës se konsultave dhe akseleratori linear qe do te përmirësoje shërbimin onkologjik i kane dhe nje mundësi kryeministrit Edi Rama te flasë per kantierin ne shëndetësi. Duke i?u kundërpërgjigjur akuzave te opozitës per situatën ne këtë sektor lideri i maxhorances ka theksuar se ndryshime ka pasur, por rrënimi ku e djathta e ka lënë shendetesine kërkon kohe për tu përmbysurEdi Rama thekson: ?16 muaj janë shume pak per te shndërruar ne nje histori te plote suksesi nje platformë te plote rrënimi si ajo qe ne trashëguam, por ne 16 muaj ndryshimet ne shëndetësi jane reale, ndryshimet ne kete spital jane te prekshme ashtu siç jane te prekshme edhe ne spitalet e tjera. Dhe keto janë ndryshime qe mjaftojnë per te kuptuar nje gje, qe ne 23 qershorin e vitit 2013 fitoi ambicia per Shqipërinë moderne, ambicia per te pare me ne fund nje shtet qe funksionon dhe qe është ne krye te detyrës ndaj qytetareve? Kryeministri ka përsëritur premtimin për nje shëndetësi ndryshe ne fund te këtij mandati.Edi Rama thekson: ?Ne përfundim te ketij mandate debatin per shendetesine si ishte dhe si u be ne do ta bëjmë ketu ne kete spital dhe këtu ne këtë spital do te flasim përsëri me te gjithë ata qe sot kane kurajën qe te ngrëne dhe gishtin e akuzës ne vend se te heshtin e te përpiqen te kuptojne se ajo çka i ben Shqipërisë është nje tradhti e madhe qe nuk mund te kapërcehet duke bere sikur nuk ishin ketu?Nje dite me pare Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se për vete dhe familjarët e tij zgjedh klinika private ose jashtë vendit, ndërkohë qe spitalet publike ndodhen në gjendjen e tyre më të keqe.