Vjedhja e Bankës së Shqipërisë, të pandehurit kërkojnë pafajësi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te pandehurit e akuzuar për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë kërkojnë ne gjykate pafajësi. Ky ka qene qëndrimi qe ata kane mbajtur sot ne Gjykatën e Tiranës ku janë dëgjuar konkluzionet e mbrojtjes per pese nga te akuzuarit, ndërsa pese te tjerët do te flasin ne seancën e radhës. Nje seance me pare Prokuroria kërkoi shpalljen faktor te te gjithë te pandehurve dhe dënimin e tyre me nga 5 dhe 6 vite burg. Gjykimi per këta 10 te akuzuar u be me procedure te shkurtuar. Ndërkohë ish-inspektorja e përgjithshme e bankës Elivar Golemi do te gjykohet me vete, pasi ndryshe nga te pandehurit e tjerë ajo kërkoi gjykim te rregullt duke pretenduar pafajësi. Tashme ne hetim ndodhet vetëm ish-Guvernatori i Bankës Ardian Fullani, dosja e te cilit u bashkua me një tjetër hetim qe Prokuroria ka nisur ndaj tij ku e akuzon per abuzim me tendera. Po sot, u caktuan edhe gjyqtaret qe do te gjykojnë tre te pandehurit e tjerë te akuzuar direkt per vjedhjen e bankës Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia dhe Kleves Bejtja, te cilet do te gjykohen nga nje trup gjykues te kryesuar nga Lazer Sallaku.