Korçë, institucionet që nuk paguajnë sigurimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kastriot Neziri është një ish-punonjës i ujësjellësit në Korçë. Por vetëm pasi e pushuan nga puna mësoi se ndërmarrja ku ai punonte nuk i kishte derdhur kontributet shoqërore për dhjetë vjet më radhë. Por si Kastrioti ka edhe shumë të tjerë. Në nje dokument të siguruar nga Vizon Plus mesohet se janë rreth 90 institucione shtetërore që për vite me radhë nuk kanë shlyer sigurimet shoqërore për punonjësit e tyre. Shuma totale kap shifrën e 40 milion lekëve, gjysma e të cilave i përket ujësjellësit që furnizon fshatrat.Izmir Çoçka shprehet:E gjithë kjo ka ardhur për mungese te fondeve shtese nga qeveria, fonde te cilat kane munguar qe nga viti 2006Por si kjo ndërmarrje janë edhe një sërë institucionesh të tjera, si shërbimi pyjor, komuna qendër ne Devoll, dogana Kapshticë, si dhe komuna Mollas ne Kolonje. Me detyrime te pashlyera rezulton edhe ish-kombinati i trikotazhit ne qytetin juglindor, si dhe dogana Korçe e deri tek shtëpia e foshnjës se këtij qyteti.