http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetet e Komisionit te Jashtëm, kane dale kundër ndryshimeve ne ligjin për shërbimin diplomatik. Si mazhoranca ashtu edhe opozita, thane se ligji aktual vendos raporte te drejta sa i takon emërimit te Ambasadoreve. Por nga ana tjetër, me amendimet, qeveria zgjidh edhe ngërçin e krijuar me Presidentin, duke i vendosur atij afate konkrete per ambasadoret.Mbledhja e pare e komisionit te jashtem parlamentar per kete sesion ka nisur me kritika ndaj ligjit te ri per sherbimin e jashtem. Kryetarja e Komisionit Arta Dade duke mos fshehur rezervat ndaj draftit ka vleresuar se ligji aktual eshte nje ligj shume i mire vecanerisht ne percaktimin e raportit ne emerimin e ambasadoreve mes diplomateve te karrieres dhe kandidaturave politike. Nderkohe qe Nenkryetari Demokrat Bumci e ka cilesuar te papranueshem faktin qe ligji i ri i heq te drejten Komisionit parlamentar te jape pelqimin per amabasadoret para se ata te shkojne per dekretim tek presidenti.Ne projekt-ligjin e ri per sherbimin e jashtem parashikohet qe kandidatet per ambasadore nuk marrim me pelqimin nga komisioni i jashtem para se te shkojne tek Presidenti por vetem pasi dekretohen vijne per nje séance njohjeje ne komision. Gjithashtu drafti heq percaktimin e ligjit aktual per emerimin e ambasadoreve: 80 perqind nga sistemi diplomatik dhe 20 perqind kandidatura politike,duke e lene te hapur per ata qe plotesojne nje seri kriteresh qe jane shkruar ne kete ligj. Qeveria me kete ligj i ka dhene zgjidhje edhe ngercit te krijuar me kreun e shtetit ne emerimin apo lirimin e ambasadoreve duke i vendosur afat prej 20 ditesh per tu shprehur