http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka reaguar per 21 janarin. Ne nje postim ne profilin e tij ne Facebook, Tahiri tha se drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj. ?Sot është dita me e zeze për Drejtësinë! 4 vjet me pare u vrare 4 qytetare, ndërsa sot nuk ka ende te dënuar. Krim ata qe vranë. Krim ata qe urdhëruan. Krim ata qe mbuluan politikisht shkruan nder te tjera Ministri i Brendshëm. Ai i ka bere thirrje prokurorisë te mos vazhdoje te hesht. Ndërkohë me herët, ministrja per marrëdhëniet me parlamentin Ermonela Felaj deklaroi se qeveria nuk e ka harruar 21 janarin. Ministrja Ermonela Felaj beri te ditur se nese organet përkatëse nuk veprojnë per te zbardhur vrasjen e katër protestuesve atëherë nje mekanizëm alternative do te vendose ne shinat e duhura drejtësinë.