Minatorët të vendosur për grevën e Trepçës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa qindra minatorë vijojnë te qëndrojnë te ngujuar ne nivelin e dhjete te nje prej minierave te Trepçës ne Kosove te pasigurte per fatin e tyre, kryeministri Isa Mustafa e ka cilësuar te panevojshme grevën dhe ka dhënë garanci se puna do te vazhdoje.Mustafa thekson:Askush nuk duhet të brengoset më për Trepçën sepse është tejkaluar momenti i krizës për Trepçën. Gjerat nuk mund te zgjidhen brenda dy ditësh.Me pare gjate ditës përmes nje komenti ne rrjetin social Facebook Mustafa siguroi qytetarët se pasuritë e Kosovës mbeten te saj dhe askush nuk do t?i preke. Ai akuzoi kryeministrin serb Vuçiç se krizën e tij ekonomike po tenton ta mbarte ne Kosovë. Greva e minatorëve te Trepçes erdhi pasi kuvendi i Kosovës miratoi ligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë se tyre, në mënyrë që t?i hapet rrugë riorganizimit të kompleksit të minierave Trepça. Por, qeveria edhe pas presioneve nga Beogradi, hoqi nga rendi i ditës çështjen e pronësisë mbi Trepçën, ndonëse kishte paralajmëruar që nëpërmjet ligjit ta shndërronte atë ne ndërmarrje publike. Qeveria e Kosovës tha se po synon të shpëtojë Trepçën nga falimentimi, pasi Gjykata e lartë e Kosovës vendosi që AJO të hyjë në procesin e likuidimit nga data dy shkurt. Trepça vazhdon të administrohet nga Agjencia e Privatizimit dhe borxhet e kompleksit arrijnë në rreth një miliardë e 400 milion euro.Kompleksi Trepça që ndodhet në Mitrovicë është i ndarë ashtu si qyteti. Minierat ndodhen në pjesën e banuar me shumicë shqiptare, ndërsa ndërmarrjet e tjera prodhuese në pjesën e banuar me shumicë serbe. Përfshirja e Trepçës në procesin e privatizimit ka qene e pamundur për shkak të pretendimeve serbe dhe shitjes së aksioneve të saj gjatë viteve ?90, kur kompleksi administrohej nga Beogradi. Ne vitet ?80 Trepça ishte gjigant ekonomik i Kosovës dhe një prej ndërmarrjeve më të mëdha të ish-Jugosllavisë, ku punonin mbi 20 mijë punëtorë. Prodhimi ne te nisi ne vitet ?30 kur nje shoqëri aksionere londineze e mori ne shfrytëzim per 50 vjet.