Topi: “21 janari” ende në hije - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa në Tiranë zhvillohej ceremonia përkujtimore për katër të vrarët e 21 janarit, ish-presidenti Topi, ka deklaruar se ngjarja është lënë ende ne hije. Nga Elbasani zoti Topi, dikur i akuzuar ashpër nga ish kryeministri Berisha, qe e cilësoi edhe si horr bulevardi, tha se shkaqet e tragjedisë dhe duhet te zbardhen plotësisht.Bamir Topi thekson:21 Janari një ngjarje që tronditi shoqërinë shqiptare, dhe për fat të keq sot pas katër vitesh, ka mbetur një datë në kalendar. Jam i mendimit që askush nuk duhet të akuzojë sot drejtësinë, duket si paradoksale, por duke parë se si funksionon drejtësia në Shqipëri, sot e akuzuara e 21 janarit mbetet politika e të gjitha krahëve. Sepse pas katër vitesh qoftë unë si ish kryetar shteti dhe një nga të akuzuarit për grusht shteti në 21 janar, shikoj që së pari nuk është bërë gjyqi politik i 21 janarit, i cili duhet bërë në parlament. Fakti që të gjithë sot janë në heshtje, madje pjesa kryesore e politikës mezi pret që të kalojë 21 janari, për ta kaluar sërish në heshtje, kjo është arsyeja që them se nuk keni pse të akuzoni drejtësia, sepse drejtësia për fat të keq edhe një herë po dëshmon se është e instrumentalizuar nga politika.Jo pa ironi, ish presidenti Topi ka propozuar që ti jepet një medalje ish kryeministrit Berisha, pasi sipas tij realizoi dy gjera me 21 janar, vrau katër persona nga dritarja e kryeministrisë dhe akuzoi institucionet e shtetitUnë do t?i propozoja politikës sot meqenëse nuk po merret me 21 janarit, të shfrytëzojë atributet kushtetuese që ka, ti bëj një propozim, le ti japin Sali Berishës sot mbas katër vitesh, një medalje atë të trimërisë, atë të meritës. Sepse në 21 janar ai realizoi dy gjëra, nga dritaret e kryeministrisë u vranë njerëz të pafajshëm, dhe nga zyrat e kryeministrisë u akuzuan rëndë institucionet e shtetit.Ish-presidenti ka kërkuar ne vijimësi zbardhjen e tragjedisë, per te cilën ai u përball edhe me ish-drejtuesit e larte te mazhorances se djeshme.

Free Traffic Exchange