Raporti ISHP: Të rinjtë drejt seksit e drogës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te rinjtë e sotëm janë me tepër te pirur drejt seksit e drogës, kjo sipas një studimi qe instituti i shëndetit publik ka kryer. 5,7% e 5000 te rinjve te anketuar pranojnë se kane provuar drogën. Krahasuar me një vit me pare, kemi një trend rritës me 11%, ndryshe nga përdorimi i duhanit dhe alkoolit. Por çfarë ndodh ne gjimnazet e Tiranës, ku këta te rinj kalojnë pjesën me te madhe te kohës? Shumica e adoleshenteve, megjithëse me histori te ndryshme, e kane provuar ne nje mënyre ose ne një tjetër duhanin apo alkoolin. Ambri Gjoka është nxënës i klasës se nëntë: ai tregon se ne moshën 12-vjeçare ka provuar per here te pare një cigare. Sipas raportit te ISHP-se 1 ne 10 te rinj e kane pire cigare, megjithatë jo te gjithë mund ta pranojnë: Ne Shqipëri është hera e trete qe behet nje studim i tille, qe lidhet me vlerësimin e sjelljeve te te rinjve dhe stilin e tyre te jetës.

Free Traffic Exchange