PD, aksioni qytetar për çmimin e naftës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike fton te gjithë qytetaret qe ne 26 janar, ne orën 11.00 te ndalojnë makinat per 5 minuta ne shenje proteste ndaj çmimit te larte te naftës. Deputeti demokrat Florion Mima ka lajmëruar aksionin e pare qytetar kundër qeverise pasi Shqipëria mban shifrën rekord prej rreth 100 lekë taksa për litër karburantFlorion Mima thotë se:Për dy vite me radhë, qeveria ka planifikuar të marrë, nga rritja e taksës së qarkullimit me 240 leke të vjetra, nga 56 milionë USD çdo vit. Pra, në dy vjet, nga rritja e taksës së qarkullimit, qytetarët kanë paguar 112 milionë USD, nga xhepat e tyre. Kjo është vetëm taksa e drejtpërdrejtë, sepse në rastin e karburanteve efekti multiplikator indirekt është akoma dhe më shkatërrues për ekonomitë familjare. Partia Demokratike i ripërsërit qeverisë thirrjen e fundit për të marrë masa dhe për të shfuqizuar menjëherë taksat e rritura të qarkullimit dhe për t?i dhënë fund efekteve shkatërruese të tyre në ekonominë e vendit. Partia Demokratike do të vihet në krye të aksionit qytetar kundër varfërimit të shqiptarëve nga qeveria dhe pasurimit të klientëve pranë saj. Pra, mos harroni, të hënën e ardhshme në orën 11, për 5 minuta, qytetarët do të refuzojnë masivisht taksat e qeverisë dhe çmimin stratosferik të karburantit.Apeli i Partisë Demokratike për aksion qytetar ka hapur nje debat ne rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe rivalit te tij politik Basha. Për kryeministrin Rama, PD nuk ka moral te flasë pasi ?Deri dje thoshin do rritet çmimi i naftës ne stratosfere sot thonë pse nuk është me i ulëti ne bote!?. Por Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur ne rrjetin social facebook duke e akuzuar se lideri i maxhorances krekoset se kur shqiptaret paguajnë naftën me shtrenjte se çdo europian pikërisht prej taksave dhe klientelizmit te tij. ? Protesta e te hënës eshte refuzimi i çdo shqiptari per te shpenzuar dyfishin per naftën krahasuar me europianet.? Shkruan kryetari i PD Basha