http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fluksi i larte i emigranteve shqiptare qe aplikojnë për azil politik ne vendet e Europes ka sjellë ashpërsimin e masave shtrënguese nga qeveria belge. Pas një takimi qe ka patur ne Ministrine e Jashtme Theo Francken, Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Emigracionin ne Belgjike ka theksuar se asnjë lloj abuzimi me kërkesat për azil nuk do te tolerohet.Theo Francken thekson:Personat qe jetojnë ne ilegalitet janë viktima te lehta për çdo lloj abuzimi, dhe për trafiqet antiligjore. Procedurat tona për azil janë shume te shkurtra. Jam i sigurt se sa i përket sistemit te liberalizimit te vizave, është një favor i madh për Shqipërinë, përfshirë edhe aspektin socio-ekonomik. Sepse liberalizimi lejon udhëtimin e lire për 90 dite ne hapësirën Shengen. Kjo do te thotë qe asnjë lloj abuzimi me kërkesat për azil, nuk do te tolerohet, dhe për këtë arsye për te gjithë personat qe abuzojnë me afatet e qëndrimit, ne vendosim një afat hyrje, ne hapësire Shengen për 3 vjet. Kemi tashme një marrëveshje me qeverinë shqiptare qe çdo muaj do t?i dorëzojmë listën emërore te personave, ndaj te cilëve është marre vendimi për ndalimin ne zonën Shengen.Por sekretari belg u shpreh se deri me tani nuk ka asnjë rrezik për rikthimin e regjimit të vizave.Theo Francken thekson:Për vitin 2014, janë 500 shtetas shqiptare qe kane kërkuar azil politik ne Belgjike, ku 60% vijnë nga Shkodra dhe jo 90% siç është shkruar ne media. Belgjika nuk ka lëshuar ndonjë alarm për këtë, por është diçka shume e qarte se qeveria belge, ne bashkëpunim me qeverinë shqiptare, duhet te luftojmë bashkërisht ndaj çdo lloj abuzimi për liberalizimin e vizave. Ky është mesazhi qe dhashë dje, ky është mesazhi qe jap sot dhe do te japim dhe ne te ardhmeNjë dite me pare Fransken ishte ne qytetin e Shkodrës ku përsëriti te njëjtin apel , pasi numri me i madh i azilkërkuarve është nga kjo zone