http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edi RAma thekson:?Unë e akuzoj Sali Berishën si orkestruesin politik te kësaj kasaphane. ?Sali Berisha thekson:?Zoti Rama do te mbaje te gjithë përgjegjësinë për këtë qe ka ndodhur dhe unë e garantoj qe do te mbaje përgjegjësi te plote?Kane kaluar 4 vjet tashme nga koha kur dy politikanet akuzonin njeri tjetrin; i pari është sot kryeministër dhe tjetri vetëm deputet i PD. Por pavarësisht rrugës neper te cilën ka ecur karriera politike e secilit prej protagonisteve politike te 21 janarit; sot pas 4 vitesh gazetare e analiste gjykojnë se pak është bere ne zbardhjen e kësaj ngjarje tragjike ku humben jetën 4 qytetare te pafajshëm dhe drejtësia ende nuk është vendosurArjan Vasjari shprehet:?21 janari i para 4 viteve ngelet një plage demokratike e hapur dhe sinqerisht nuk besoj qe ndërgjegjja e shoqërisë shqiptare mund te quhet një ndërgjegje e qete nëqoftese nuk merr nje përgjigje rreth asaj se çfarë realisht ka ndodhur ne 21 janar?Aleksander Furrxhi thote se:?Mbetet si një gur i rende kjo çështje ne historinë e politikes shqiptare postkomuniste, por edhe ne historinë e drejtësisë shqiptare?Por për Arjan Vasjarin klasa politike është pala me e interesuar per ta varrosur këtë çështje pasi demonstrata u organizua kundër kreut te LSI Ilir Meta, i cili tani është aleatit kryesor ne qeverisje i kryeministrit Rama?Arsyeja politike qe ndodhi 21 janari, videoja e LSI, sot është kthyer ne anti-arsyen per ta zgjidhur këtë çështje. Mjafton te shikosh ose te ballafaqosh vendosmërinë e zotit Rama kur ishte ne opozite per te beret e gjithë përpjekjet, çdo lloj përpjekje, deri ne fund përpjekje sic ka thënë vete për ta zgjidhur këtë çështje ; sot unë shikoj pothuaj 0 përpjekje?Por për Aleksandër Furxhi edhe pse zbardhja e 21 janarit është një premtim i vështire për t?u mbajtur, Edi Rama ka ende kohe deri ne fund te këtij mandati ?Natyrisht do te jete koha e bilancit kur te bëhen 3 apo 4 vite nga mandate i qeverise dhe do te mbetet për t?u pare. por është një çështje e vështire për arsye se kemi te bëjmë me vrasje me sfond politik?Ky është 21 janari i dyte qe e gjen Edi Ramen ne pushtet, ndërkohë qe asnjë prej te akuzuarve për vrasjen e 4 qytetareve nuk ndodhet pas hekurave te burgut