Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta gjatë vizitës në Shkup është pritur nga krerët më të lartë shtetërorë. Pas fjalës së tij në Kuvend dhe takimit me kolegun e tij maqedonas, Meta është takuar edhe me presidentin e Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe kryeministrin Nikolla Gruevski.