Investimet, në 2014 nuk realizohet buxheti - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-28 0

Vitin e kaluar, investimet publike ishin 5.4 miliardë lekë, ose rreth 45 milionë dollarë më të ulëta se plani vjetor. Të dhënat e fundit zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se nga 66 miliardë lekë, që ishte programi vjetor, qeveria investoi 60.54 miliardë lekë, me një realizim prej 92 për qind.