http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situata e te drejtave te njeriut gjate vitit 2014 ka marre nje kthese pozitive ne disa sektorë, por megjithatë vërehen shkelje dhe cenime te te drejtave te njeriut, veçanërisht ne fushat e drejtësisë, pronës.Vjollca Meçaj thekson:Ne e përshëndesim lirimin e mjediseve dhe hapësirave publike nga INUK, por INUK duhet te jete me i kujdesshëm qe kur shtetasit i prezantojnë nje titull pronësie, atje duhet te ndalet INUK. Sepse duhet respektuar deri ne fund, dokumentacioni lidhur me pronësinë. Dhuna ne familje ka nje rritje te denoncimit te dhunës por edhe rritje te urdhrave mbrojtjes vetëm per qytetin e Tiranës, 30% me tepër.Fenomeni i korrupsionit ne sistemin gjyqësor dhe ne shëndetësi mbetet ende ne nivele te larta. 85% e qytetareve janë shprehur ne raport se korrupsionin e hasin çdo dite, madje sipas portalit te Ministrisë se Drejtësisë ne vitin 2014 ka pasur 700 ankesa nga qytetaret për shkelje te gjyqtareve dhe prokuroreve.Vjollca Meçaj thekson:Ne fakt problematika lidhur me pushtetin gjyqësor kane qene te mëdha. Edhe nëse kane qene disa masa nuk kane qene efektive, lidhur me pushtetit gjyqësor. Te gjitha institucionet qe ai përfshin, gjate vitit 2014 nuk kemi vërejtura asnjë hap pozitiv te dukshëm. Ndërkohë qe pretendimet per korrupsion brenda sistemit te drejtësisë janë nje shqetësim serioz.Ndërkohë 150 shtetas ne vend qe te kurohen, siç ka urdhëruar me vendim gjykata, jane dërguar ne burg, ne kundërshtim me ligjin dhe te drejtat e njeriut, thuhet ne raportin e Komitetit Shqiptar te Helsinkit.