http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike i kërkon qeverisë që të mbajë pranë detyrës së saj themelore dhe kushtetuese Policinë e Shtetit, që është siguria dhe ruajtja e rendit për qytetarët. Në një konferencë nga selia blu, sekretari i përgjithshme i PD-së Arben Ristani ka akuzuar policinë se ka braktisur punën e saj dhe po merret me arrestimin e atyre qe nuk paguan energjinë, ndërkohë që krimi ka pushtuar vendin. Duke iu referuar ngjarjes së fundit së zbulimit të një laboratori kokaine, dhe atentatit ndaj drejtorit te burgut të Fushë Krujës, Ristani tha se ka informacione që krerë të policisë kanë lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë Socialiste. Deputetja Blerina Gjylameti tha se sulmet që PD i bën policisë së shtetit janë për të mbuluar gjendjen ku lanë ata krimin. Mazhoranca i bën thirrje demokratëve që të mos destabilizojnë rendin dhe sigurinë me deklarata të pabaza, të cilat nxitin krimin.