http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
22- vjeçari Asllan Plaku është nje nga katër te arrestuarit e pak ditëve me pare nga policia si pjese e një grupi qe kryente shpërthime me lende plasëse kundrejt pagesës. Se bashku me tre te pandehur te tjerë ai ka dale sot para Gjykatës se Krimeve te Renda për t?u vlerësuar me masën e sigurisë. Megjithëse nuk e ka pranuar akuzën 22-vjecari do te qëndroje ne burg deri ne përfundim te hetimeve. Te njëjtën mase gjykata dhe edhe për tre te pandehurit e tjerë, mes te cilëve edhe Febjus Dautin i akuzuar si kreu i grupit. Para Gjykatës, Prokurori i çështjes Perparim Kulluri ka zbardhur edhe gjithë skemën se si vepronte grupi dhe si u be i mundur arrestimi i tyre. Sipas akuzës, zbulimi i agresoreve ishte bere i mundur me infiltrim, pas informacioneve te marra ne rruge operative, se Dauti, ne bashkëpunim edhe me persona te tjerë, kishin vendosur disa here lende plasëse ne zonën e Fushe-Krujës dhe Krujës. Policia ka mundur te regjistroje një bisede qe i pandehuri kishte bere me një shokun e tij, ku ai i thoshte se se bashku me tre shoke e te tjerë vendoste lende plasëse ne vende te ndryshme si makina, banesa madje edhe ne komisariate policie. Te vetmen kërkese qe kishte i pandehuri i ishte korrektësia ne pagese, pasi siç thoshte edhe ai ne përgjime, nga punët qe kishte bere, i kishin mbetur 16 mije euro borxh. Kaq ka mjaftuar qe Prokuroria ne bashkëpunim me policinë te porosisnin tre kallëpe c4 nga 2 mije euro secili dhe ne momentin e dorëzimit u be edhe arrestimi ne flagrance i te arrestuarve.